Sheshi, Rama lojë me nervat e qytetarëve
Deshton eksperimenti i kryebashkiakut Edi Rama per trafikun ne qender te Tiranes. Pasi eshte bllokuar nje pjese e levizjes se automjeteve ne sheshin kryesor ku po kryhen punime, Tirana eshte perfshire dje nga nje trafik, qe veshtire se do te dale nga kujtesa e njerezve, per nje kohe te gjate. Ulerimat, te bertiturat dhe lutjet e drejtuesve te mjeteve, drejtuar Zotit, kane qene refreni i dites se djeshme ne zemer te metropolit, ku bllokimi i kalimit te mjeteve ka sjelle pasoja mjaft te renda. Kryesisht, me te shqetesuar kane qene ata qe duhej te iknin ne pune, apo ata qe kane pasur emergjenca. Kesaj here, nuk behej fjale per vonesa disaminuteshe, por mbi nje ore.
Trafiku
Trafiku ka perfshire pothuaj te gjitha rruget e Tiranes, sidomos ato kryesore. Shkak per kete, eshte bere bllokimi i kalimit te mjeteve ne zonen e sheshit "Skenderbej". Qindra makina, jane ndalur ne mes te rruges, ne pritje te levizjes se tyre, por kjo ka ndodhur vone. Njerezit nuk kane ngurruar te mallkojne me ze e neper dhembe, per shkak se ishin bere vone per ne pune. Por kishte edhe nga ata qe kishin emergjenca, te cilat kishin pasoja nese vonoheshin. Rama deklaroi se kjo ishte nje prove, nje testim i trafikut te mundshem qe do te shkaktohet nga bllokimi i qendres, ndersa ne ditet e mevonshme, pritet qe te bllokohet teresisht qarkullimi. Por, sipas tij, nese do te behej shpronesimi i godines se INSIG-ut, do te plotesohej Unaza e Vogel dhe trafiku do te lehtesohej ndjeshem. Per kete, ai i ka bere thirrje qeverise qe te beje shpronesimet.
Inspektimi
Kryebashkiaku Edi Rama, sebashku me keshilltarin e kryeministrit te Kuvajtit Dr.Ismail Al- Shatti, ne cilesine e te derguarit te qeverise kuvajtiane, e cila ka financuar projektin per rehabilitimin e sheshit "Skenderbej", inspektuan dje punimet qe po kryhen per realizimin e ketij projekti madhor per kryeqytetin. Ai u beri thirrje te gjithe qytetareve qe te kene durim, pasi kjo eshte sakrifice e te gjitheve, ne dobi te nje projekti madhor. "Kjo kerkon kontributin e te gjitheve, durim dhe pjesemarrje te cdo qytetari ne kete qytet, qe merr pjese ne realizimin e kesaj vepre", tha kryetari i bashkise, Edi Rama. "Beme vetem nje prove te pare dhe mund te them se secili duhet te ndryshoje dicka ne menyren e levizjes se tij, duhet te ndryshoje dicka ne menyren se si eshte mesuar te mase kohen e tij, per te shkuar ne pune", tha Rama. Ai tha se, neser do te kemi nje nder sheshet me te bukura te Evropes, nje veper te mirefillte arti, te arkitektures dhe urbanistikes, me te cilen do te krenohen brezat qe vijne.
Propozohet qe ajo te lidhet me Dajtin nepermjet teleferikut
Kulla qytetare, konkurs me vete
Kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama tha se duhet eksploruar mundesia e ndertimit te pikes se nisjes se teleferikut te Dajtit, pikerisht aty ku mbaron sheshi dhe ku eshte Kulla. Sipas tij, kjo eshte nje pike jashtezakonisht e guximshme por njekohesisht edhe fantastike, per nje vizion te mundshem te se ardhmes se sheshit, ku qytetari kembesor, familjaret, ata qe e shfrytezojne te gjithe kete shesh kembesor, mund te kene edhe opsionin e vajtjes ne malin e Dajtit, duke fluturuar mbi Tirane. "Kulla qytetare eshte nje opsion, nje opsion tjeter qe ne nuk e dime, mund te linde ne rast se ate dite, kur do t'i vije dita, bashkia do te organizoje nje konkurs te tille dhe nuk ka asnje arsye qe ne t'i perfshijme tani keto dilema qe kane te bejne me te ardhmen, ne nje veper qe eshte veper qe ndertohet sot dhe qe nuk i perfshin fare keto ceshtje",-tha Rama. Kryebashkiaku tha se sheshi, i cili e ka pjerresine mbi nje meter, pjerresia me e ngritur e sheshit ka te beje jo me ngritjen e nje piramide ketu, por projekti ka gjurmen e nje piramide ne simboliken e vet. Nga nje shesh me nje forme dhe me nje destinacion qe i perkiste nje kulture totalitare kur u ndertua, ky kthehet ne nje shesh te qytetareve, ku ne qender eshte qytetari dhe jo tribuna nga ku qytetaret i jane referuar, qysh se u ngrit ky shesh ne ate kohe.
Rrugoret: I paperballueshem kaosi pas bllokimit te sheshit "Skenderbej"
Per situaten e krijuar dje pas bllokimit te sheshit kryesor ne qender te kryeqytetit, ka reaguar edhe policia rrugore. Kjo e fundit ka kundershtuar planin e Bashkise se Tiranes, per menyren sesi do te rregullohet qarkullimi i automjeteve ne kryeqytet, pas bllokimit te sheshit "Skenderbej". Shefi i qarkullimit rrugor te Tiranes, Fatos Kokalari ne nje deklarim per mediat tha se i ka derguar nje shkrese zyrtare Bashkise, por kjo e fundit nuk i ka kthyer pergjigje. Kokalari u shpreh se kaosi i krijuar dje eshte i pamundur te menaxhohet dhe kjo gjendje nuk mund te vazhdoje keshtu edhe per dite te tjera. Pas bllokimit per disa ore te sheshit "Skenderbej", qindra makina kane mbetur ne vend, pa mundur dot te leviznin drejt rrugeve kryesore te Tiranes. Me gjithe angazhimin e policise rrugore me efektive te shumte per rregullimin e trafikut, ka qene pothuaj e pamundur rrugezgjidhja. Ky urdher i Bashkise, nuk eshte shoqeruar edhe me nje plan te mireorganizuar sesi mund te perballohej moskalimi neper shesh i qindra automjeteve, kur dihet se ky shesh eshte arteria qe mban peshen kryesore te qarkullimit. Ndersa shefi i rrugoreve te Tiranes, nga ana e tij tha se eshte i gatshem te bashkepunoje me Bashkine, per gjetjen e zgjidhjes ne te mire te qytetareve.
Ekspertet: Sinjalistika ne shesh, e pastudiuar
Sinjalistika e perkohshme e vendosur ne sheshin "Skenderbej", i shndwrruar prej ditesh ne nje shesh ndertimi, eshte vendosur nga persona inkopetente, te cilet nuk kane studiuar me pare rrymat e trafikut te te gjitha senseve te detyrueshme, qe cojne automjetet drejt ketij sheshi. Inxhineri i Rrugeve, Artur Sulce shprehet skeptik dhe per menyren e bllokimit te rrugeve nga dy polici, qe nuk bashkepunojne aspak me njera-tjetren duke krijuar me shume kaos. Inxhinieri Sulce jep dhe alternativat e mundshme per t'i dhene frymemarrje ketij trafiku qe krijohet nga punimet ne shesh, duke i kthyer shume rruge ne dy sense kalimi. Zgjidhja e trafikut ne sheshin "Skenderbej" eshte edhe nje nder pikat me te kontestueshme te projektit te Bashkise.