E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ne Sllovaki, Lajcak: Vizat te hiqen sa me pare

BRATISLAVE- Ministri i Jashtëm Ilir Meta merr në Bratislavë mbështetjen e Sllovakisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe liberalizimin sa më parë të vizave për shqiptarët. Ministria e jashtme në Tiranë bën të ditur se në një takim që ministri Ilir Meta ka zhvilluar me homologun e tij sllovak, Lajcak ky i fundit ka deklaruar se vizat duhen hequr sa më parë.

“Vlersojme progresin e Shqiperise. Ka bërë hapa para. BE duhet të mbajë premtimin. Vizat për shqiptarët duhen hequr sa më parë.”- Ministria e Jashtme në Tiranë citon shefin e diplomacisë sllovake Miroslav Lajcak.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›