E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Rama, politika me e rendesishme se qytetaret

Me duar e kembe te lidhura nga ngerci politik dhe fakti qe Edi Rama nuk eshte vetem kryetar i Bashkise se Tiranes, Kryeministri Berisha deri tani ka bere rolin e arkitektit analist, duke deshmuar ne realitet dhe ai ashtu sikurse dhe Rama se politika eshte me e rendesishme se qytetaret dhe se shkaterrimi i nje kryeqyteti

Ne oret e para te mengjesit, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, pa njoftuar me pare me ane te mjeteve publike te pakten nje dite me pare qytetaret shqiptaret, bllokoi pothuaj te gjitha hyrjet ne sheshin "Skenderbej" per disa minuta, ne nje eksperiment krejtesisht personal. Deshtimi i ketij eksperimenti u konstatua dhe nga vete zoti Rama kur ne fraksion te sekondes, pothuaj e gjithe zemra dhe aortat e kryeqytetit u bllokuan nga ky kolesterol bashkiak, fryt i kokefortesise patologjike te kryetarit te Bashkise dhe kryetarit te Partise Socialiste.
Per ato pak minuta qytetaret e Tiranes kuptuan se si do te jete jeta e tyre ne kete qytetet per muaj e muaj te tere nese kryetari i Bashkise nuk pengohet ne realizimin e tij per te ashtuquajturin projekt i sheshit "Skenderbej".
Ato pak minuta kaos bene qe kushdo te kuptoje se ky projekt per sheshin nuk mund te zbatohet pa mbaruar me pare tre unazat kryesore te kryeqytetit, qe nga ajo me e vogla, deri tek e madhja.
Gjithashtu, ato minuta kaos i bene qytetaret te kuptojne fatkeqesisht se projekti i sheshit "Skenderbej" per Ramen eshte me i rendesishem se vete qytetaret, se jeta e tyre, se streset e tyre, se vonesat e tyre ne pune, se vonesat e femijeve ne shkolle.
Qytetaret shqiptare e kuptuan sot me se miri se ky projekt per sheshin "Skenderbej" nuk mund te vazhdoje ne kete menyre, madje kete per pak minuta e kuptoi edhe vete Rama qe urdheroi zhbllokimin e eksperimentit te tij.
Ajo qe mbetet enigme per qytetaret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise eshte pyetja se kush do ta ndaloje kryetarin e Bashkise ne kete rrugetim te cmendur?
Kryeministri Berisha, per shkak te nje kompleksi evropian, qe i kerkon zhbllokimin e ngercit politik, leshon thjesht mesazhe te buta, per te mos e kthyer projektin per sheshin ne nje projekt apo ngerc politik tjeter, duke leshuar mesazhe false dhe te zvarritura ne kohe per bllokimin e projektit te sheshit.
Me duar e kembe te lidhura nga ngerci politik dhe fakti qe Edi Rama nuk eshte vetem kryetar i Bashkise se Tiranes, Kryeministri Berisha deri tani ka bere rolin e arkitektit analist, duke deshmuar ne realitet dhe ai ashtu sikurse dhe Rama se politika eshte me e rendesishme se qytetaret dhe se shkaterrimi i nje kryeqyteti.
Marre nga Tv Klan

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›