E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi Skënderbej, Berisha: Mrekulli e re. Blushi: Skënderbeu, si lopë

TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi replikuan në seancën e sotme parlamentare lidhur me ndryshimet që ka pësuar sheshi Skëndërbej.

Kryeministri e quajti një mrekulli të re, sheshin e ndryshuar, ndërsa Blushi shprehu pakënaqësi lidhur me pozicionin në të cilin ndodhet monumenti i heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

A mund të më thotë dikush se si mund të shkoj tek Skëndërbeu. Duket sikur keni hypur Skëndërbeun në një kodër si një lopë, duke kullotur bar.:- tha Blushi.

Ndërkohë, Berisha tha se nga betoni kaloi në nje shesh te gjelbëruar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk la pa përmendur edhe njëherë librin e kreut socialist, Edi Rama, duke e krahasuar atë me serinë e librave, Harry Poter.

Duke iu referuar kritikave që kryeministri kishte marrë disa kohë më parë nga deputetët e opozitës, lidhur me një citim të Harry Poterit që kishte bërë, ai i tha deputetëve se, Kurbani ju erdhi një vit më pas.

Ne nuk bëjmë Kurbane, nuk bëjmë Piramida, të lidhura me ritin e vdekjes. Në bëjmë vepra që lidhen me jetën. E lexoni me detyrim. Eshtë bërë si citatet e Maos.- – tha ndër të tjera Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›