Berisha: PS e kundërshton pa fakte buxhetin 12
Tiranë- Kryeministri i vendit Berisha gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet projektbuxheti 2012-të, akuzoi opozitën si trasmetuese të lajmëve më pesimiste për ekonominë shqiptare. Duke theksuar se rritja e buxhetit nga viti në vit është një fakt i patjetërsueshëm, por që opozita s’ka asnjë fakt për ta hedhur poshtë.
Buxheti ishte 222 miliardë lekë në vitin 2004, u bë 232 miliardë në 2005, shkoi në 258 miliardë në 2006, 351 miliardë në 2007, 362 mld në 2001, 390 në 2011 dhe 396 në 12. Faktet mbeten, fjalët tuaja i merr era. Habertarë të papërmbajtur cdo ditë, ju flisnin lajmet më pesimiste për ekonominë, asgjë nga të gjitha nuk u provuan të vërteta. Të gabosh, njerëzore është, të gabosh dy herë zoti të ruajtë, të gabosh 3 herë, gënjen veten 3 herë. Ju e bëni të 6 herë, ju jeni të pashpresë- u shpreh kryeministri Berisha.
Më tej ai ka shtuar se opozita shqiptare vuan ende sindromen e tunelit të Krrabës që sipas kryeministrit është edhe arsyeja që nuk po votohet buxheti.
E kuptoj se ju e keni këtë ditën më të vështirë të vitit, por uroj të cliroheni. E lexoj në fytyrat tuaja, një vit më parë ratë në sindromën e tmerrshëm të tunelit të Krrabës dhe hytë në tunel e nuk dolët më. U përpoqa tu shëroja, e pamundur, përdora gjithë aftësitë e mia mediko psikologjike, e pamundur, tani kthehemi tek të dhënat. Ju keni sindromën, ndaj se votoni buxhetin- deklaroi më tej Berisha.
Duke shtuar se opozita shqiptare e kundërshton buxhetin 2012-të pa asnjë fakt, dhe se kjo e fundit sipas tij po pengon begatinë e vendit.
Shkrime të tjera me interes: