Tiranë, MPJ denon dhunën në Mitrovicë
Tiranë- Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, ka reagur në lidhje me dhunën në veriun e Kosoves, duke e denuar ashpër atë. Në një deklaratë të zyrës së shtypit thuhet se Ministria e Jashtme vlerëson përpjekejt e qeverisë kosovare, EULEX-it dhe KFOR-it për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin e Kosoves. Duke vënë theksin se ndjek me shqetësim situatën e krijuar atje.
MJP ndjek me shqetësim të veçantë situatën në veri të Kosovës dhe dënon ashpër dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe kundër trupave të KFOR-it në fshatin Rudarë- citohet në deklaratën për shtyp të ministrisë.
Më tej Ministria e Punëve të Jashtme bën thirrje për zbatim të marreveshjeve të 5 gushtit dhe 2 shtatorit të këtij viti, duke theksuar nevojen që komuniteti ndërkombëtar të flasë me një zë.
Është e rëndësishme të zbatohen marrëveshjet e 5 gushtit dhe 2 shtatorit të këtij viti. Gjithashtu është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të flasë me një zë për të treguar vendosmëri që të nxjerrë para drejtësisë autorët e dhunës dhe mbështetësve të tyre”- thuhet më tej në deklaratën e MPJ-së.
Në deklaratë MPJ-ja shprehet se mbështetja e strukturave paralele serbe dhe deklaratat destruktive të personave të veshur me pushtet sjanë rruga e duhur drejt rrugës për në BE.
Deklaratat destruktive nga njerëz të veshur me pushtet dhe mbajtja e mbështetja e strukturave paralele e bandave kriminale, nuk janë rruga e duhur për të ecur drejt paqes e stabilitetit në rajon, si dhe integrimit europian- përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes: