E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi “Skënderbej”, MPPTT kryen matje, PS: Vendimi absurdNga "BalkanWeb" Pas vendimit të qeverisë për të nisur asfaltimin e sheshit “Skënderbej” Partia Socialiste i konsideron absurde vendimet e mazhorancës. Sipas deputetit Eduart Shalsi,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sheshi “Skënderbej”, MPPTT kryen matje, PS: Vendimi absurdNga "BalkanWeb"

Pas vendimit të qeverisë për të nisur asfaltimin e sheshit “Skënderbej” Partia Socialiste i konsideron absurde vendimet e mazhorancës. Sipas deputetit Eduart Shalsi, qeveria po hedh para të kota në shesh, ndërkohë që punimet për restaurimin e plotë të tij nga ana e Bashkisë së Tiranës pritet të nisin shumë shpejt.

“Muajt e fundit, qytetarët e Tiranës, kanë parë Bashkinë të përgatitë rrugët që do të përballojnë devijimin e trafikut nga sheshi. Kanë dëgjuar Edi Ramën, të njoftojë për pak ditë fillimin e punimeve, duke i kërkuar qeverisë që të bëjë shpronësimin tek godinat e segmentit pranë INSIG-ut, në mënyrë që trafiku të jetë sa më i rrjedhshëm gjatë punimeve”, theksoi shalësi në një prononcim për mediat.

Ai shtoi se në rast se qeveria dëshiron të ndihmojë në shtrimin e këtij sheshi, atëherë le të ndihmojë për shpronësimet.

“Në rast se do të duan të ndihmojnë, le të bëjnë shpronësimet. Por me sa duket duan të pengojnë, duke bërë asfaltimin. Për më tepër që ky projekt, kjo ngjarje madhore për Tiranën, është fryt edhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë, i miqve tanë, të cilët janë përfshirë duke financuar projektin, madje duke përzgjedhur edhe kompaninë e cila do të kryejë punimet”, theksoi Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›