E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i trukimit të ndeshjeve, qeveria bashkëpunëtore e “Klanit të Zemunit”Nga "Faktori Plus" Fenomeni “Skënderbeu”, trukim zyrtar i kampionatit kombëtar. Ridvan Bode rikthen “Karnavalet e Korçës” në Futboll Disa kohë më parë një

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Skandali i trukimit të ndeshjeve, qeveria bashkëpunëtore e “Klanit të Zemunit”Nga "Faktori Plus"

Fenomeni “Skënderbeu”, trukim zyrtar i kampionatit kombëtar. Ridvan Bode rikthen “Karnavalet e Korçës” në Futboll

Disa kohë më parë një grup biznesmenësh afër Minsitrit te Financave, Ritvan Bode dhe kryeministrit Berisha, u shfaqën në stadiumin e qytetit të Korcës. Klubi I SKënderbeut kishte ndezur sirenat e alarmit për rënie nga kategoria. Nuk dihet cfarë humbje do të kishte, sporti shqiptar, nëse ky klub, do të dilte nga kategoria. Por le te perpiqemi te shpejgojme se cfare fitimi, kanë këta biznesmenë, që duan të ndalin këtë rënie të natyrshme në një kategori më poshtë.

Sipas faqes zyrtare te klubit Skendereu (http://bardhekuqte.webs.com/), gjithcka, nis me afrimin prane klubit, te nje grupi bzinesmenesh,pronare te Supersportit. Ja si e pershkruan kjo faqe kete ngjarje.

Pas bisedimeve te ketyre dy diteve,qe filluan menjehere pas vendimit te Keshillit Bashkiak te qytetit te Korces,dhe votimit kunder qendrimit te kryetarit te bashkise Peleshi ne postin e Presidentit te klubit Skenderbeu, u afruan menjehere, 3 biznesmene shume te fuqishem, dhe konkretisht:

-z. Zamir Mane – Pronar i QTU (Qendra Tregtare Univers)

-z.Agim Zeqo – President i Red Bull per Shqiperine

-z.Irfan Hysenbelliu – Pronar i Birra Korca dhe grupit mediatik “Panorama”

Gjithashtu pjese e bisedimeve, ishte edhe Gazetari Blendi Fevziu, si edhe z.Andrea Mano (Prefekt I Qarkut Korce), pa harruar ketu edhe z.Alban Jaho, (Drejtor i SUPERSPORT), i cili shprehu gadishmerine e tij, per te nxjerre ekipin e Skenderbeut nga “Balta”. Behet e ditur, se Sponsor Zyrtar i ekipit, do te jete kompania SUPERSPORT. Gjithashtu menjehere pas perfundimit te negociatave, u be me dije edhe rikthimi i sulmuesit kroat Miliam Guerrib, (Ne kontrate me ekipin e Skenderbeut, por te cilit klubi “Skenderbeu” I detyrohej nje shume mbi 4000 euro), ndaj te cilit do te shlyhen te gjitha detyrimet e prapambetura, si edhe do ti plotesohen te gjitha kushtet, per te jetuar ne qytetin Juglindor.

E gjitha kjo, u kurorezua me një ceremoni në stadiumin e qytetit të Korcës.

Le te shohim e komentojme kete skene. Këta janë biznesmenet, që kanë marrë përsiper, të shpetojne këtë klub. Ky është Agim Zeqo, ose sic njihet ndryshe, Gimja I Redbullit. Ai u shpall president I Klubit. Nuk dihet,se pse dhe për cfare meritash, pasi dhe kolegët e tij, janë më të shquar në biznes. Personi ne skaj, që edhe do edhe nuk do qe te duket, është Samir Mane, biznemen I afërt me Ministrin Bode dhe kryeministrin Berisha. Ndersa tjetri eshte Irfan Hysenbelliu,pronar ne disa bizneseve,njeri I afërt me zëvendëskryeministrin Meta dhe kryeministrin Berisha. Natyrisht të gjithe e njohin Ministrin e Financave ,Ritvan Bode, që megjithe hallet e mëdha që ka Shqipëria në këtë krizë ekonomike, duket se I ka vënë vetes detyrë, që gjithcka të mbytet, por ekipi Skënderbeu të shpëtoje me cdo kusht.

Bode, me një buzagaz,te papermbajtur, përpiqet me kot të duket serioz në përbetimin e tij, për shpetimin e Skënderbeut. Në këto momente, ekipi është në vendet e fundit të klasifikimit. Të gjithe ata që e njohin Ritvan Boden, e dinë mire,se ai nuk ka asnje lidhje me sportin, e aq më pak me futbollin,as si passion personal. Arsyeja,e ndodhejs se tij,eshte se si deputet I Korcës, po perpiqet te rrise aksionet,duke u perfshire ne këtë cështje. Një motiv më madhor, duket,edhe fakti tjeter,se këtyre biznesmeneve, u duhet Ministri Bode, si shef grupi, dhe për këtë, ështe gjetur,Skënderbeu. Po cfare ndodh më pas?!.

Pas këtij takimi, Skënderbu nis serine e fitoreve.

Në ndeshjen me Besën e Kavajës, dy javë më pare, situata ishte edhe më qesharake. Para ndeshjes, presidentet e Klubit SKënderbeu, dhe Besa e Kavajës,drekuan bashke ne restorant,dhe po ashtu së bashku e te buzeqeshur,për rezualtim që e dinte gjithe Kavaja,shkuan në Stadium. Sic pritej te ndodhte,fitoi Skënderbeu,edhe ne fakt, Besa, ka një ekip, për t’u patur zili.

Por skandali arriti kulmin, këtë javë në Korcë. Ndeshja “Skënderbeu-Dinamo”, zëvendësoi në të vërtete Karnavalet e Korcës. Një pjese e parë barazim dhe më pas për 20 minuta, rezultati fiksohet 4 me 3 për Korcën. Trukimi duket qartë. Drejtuesit e Klubit Dinamo, kane rene po, ashtu viktima te pazareve, me nje grup biznesmenesh, qe shetisin neper stadiumet e vendit, Ministrin e Financave Ritvan Bode. Dhe biznesmenët e Skënderbeut, me në krye Boden,ia kishin dale përsëri. Pas kësaj, kampionati po humbet kuptimin, pasi të gjitha rezultatet, mund ti mësosh para se ndeshjet të luhen.

Federata shqiptare e Futbollit , kreu I së cilës, ështe ortak, me disa nga këta biznesmene, jo vetëm e toleron këtë situatë, por duket se po menaxhon dhe trafikun, qe buron nga keto ndeshje të shitura paraprakisht.

Një trukim I tillë, I pazakonte I Kampionatit të Futbollit, nuk ështe pare, prej vitesh në Shqipëri.

Qeveria e kryeministrit Sali berisha, në të vërtete ka humbur disa beteja me fedeartën Shqiptare të Futbollit,te quajtur prej tij si mafia e futbollit. Sulmi I pare public, kundër kësaj federate, është bërë në vitin 1996. Drejtoresha e atëhershme e Sporteve në ministri, Marjeta Zaçe, shkarkoi nga detyra sekretarin e federatës, Eduard Dervishi dhe menjëherë FIFA e UEFA, pezulluan Shqipërinë nga aktivitetet ndërkombëtare. U desh ndërhyrja e kryeministrit të asaj kohe, Aleksandër Meksi, që shfuqizoi urdhrin,per te rikthyer edhe normalitetin vetëm pas dy javësh pezullimi.

Më pas në vitin 2006, ish Misntri I Kultures Bujar Leskaj, u angazhua publikisht të largonte, nga kreu I federatës Armando Dukën. Edhe atëherë, në thelb të gjithçkaje, ndodhej një kërkesë për auditim të fondeve të federatës, qe nuk u tolerua, në asnjë rast nga UEFA. Madje kjo e fundit, i pati dërguar Ministrise se sporteve, një letër, ku i shpjegonte, se përse nuk duhej, që shteti të auditonte fondet e saj.

Raportet e federates me qeverine, u acaruan aq shume, sa ceshtja po shkonte drejt pezullimit nga FIFA dhe UEFA. Në nje letër zyrtare për qeverinë FIFA dhe UEFA kërkonin:

1. Ndalimin e menjëhershëm të auditit financiar kundër Federatës Shqiptare të Futbollit nga ana e ministrive (MTKRS dhe Ministria e Financave), i cili përfshin edhe fondet e FIFA-s dhe UEFA-s.

2. Dërgimin në UEFA brenda datës 21.02.2008, faktet mbi akuzat e ngritura ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në lidhje me fiksimin e dy ndeshjeve të fundit kualifikuese të EURO 2008.

3. Anulimin e veprimeve ligjore, që pengojnë regjistrimin në gjykatën përkatëse të statutit të FSHF-së, adaptuar në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së në qershor të 2007, në mënyrë, që statuti i saj, të jetë i regjistruar, deri më datën 21 shkurt 2008.

Ky konflikt vazhdoi më pas edhe me Misntrine Kulturës, Ylli Pango, I cili moderoi qëndrimin, duke cuar, një rregullre të re per raportet qeveri-federatë.

Pas vendimit te marre nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s, per perjashtimin e Shqiperise nga aktivitetet futbollistike nderkombetare, per nje kohe te pacaktuar, reagoi kryemintri Berisha.

Ne kete menyre ne prononcimin per mediat, shefi i qeverise, beri bere pergjegjes kreun e Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, per vendimin e FIFA-s,duke theksuar vendosmerine e ekzekutivit, per kryerjen e inspektimeve ne FSHF.

Por te gjitha keto beteja,tashme i I përkasin historisë. Zgjedhjet e fundit të Fedeartës rikonfirmuan, Armando Dukën në krye të saj,duke patur aleatë qeverinë, për meritë edhe të partnerëve të tij në biznes.

Pasojat e kësaj ortakërie të re të qeverisë, me federaten janë të tmerrshme. Tashme nuk kemi më vetem një federate, që trukon kampionatin, por një Minister Financash, që udhëheq trukimin dhe një Federatë, që e toleron. Nëse ka pasur ndonjëhere Klan të Zemunit në Futbollin shqiptar, tanime, mund ta drejtojme pa drojë gishtin, nga ata ministra dhe biznesmene, që po e dirigjojne hapur, këtë proces turkimi dhe që cuditerisht, nuk po na rrezikon të na përjashtoje nga FIFA dhe UEFA, po rrezikon të lërë qytetarët shqiptarë, pa spektaklin e ndeshjeve te futbollit, rezualtatet e të cilave, dihen ende, pa u luajtur sfidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›