E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Zgjidhni krizën Nga TemA Withers: Keqardhje për mungesën e zgjidhjes, gjeni kompromisin Pas Bashkimit Evropian e OSBE, edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes permes ambasades ne Tirane e cilesuan te padobishme seancen maratone te 18 dhe 19 m

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

SHBA: Zgjidhni krizën Nga TemA

Withers: Keqardhje për mungesën e zgjidhjes, gjeni kompromisin

Pas Bashkimit Evropian e OSBE, edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes permes ambasades ne Tirane e cilesuan te padobishme seancen maratone te 18 dhe 19 marsit ne Kuvend, pasi deshtoi te prodhonte nje marreveshje. Kjo deklarate e ambasadorit Withers u shpernda per median vetem pak minuta para fillimit te seances se radhes, ndersa qe nga paraditja dy palet kishin paralajmeruar rihapjen e debatit per hetimin e zgjedhjeve. Por diplomati amerikan shkon me tej kur ve ne dukje se veprime te njeanshme, si ai i ngritjes se komisionit hetimor vetem me vota e maxhorances nuk i sjellin asgje te re te ardhmes euroatlantike te vendit.

“Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk mund as të zgjidhin ngërçin aktual dhe as të çojnë përpara axhendën euro-atlantike të vendit. Kemi ndjekur me kujdes diskutimet në parlament mbi situatën politike shqiptare. Shprehim keqardhjen që deri më sot nuk është arritur asnjë zgjidhje për krizën e tanishme. Nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të punojnë brenda parlamentit për të zgjidhur dallimet që kanë me anë të dialogut dhe kompromisit. Toni i diskutimeve duhet të përqendrohet mbi gjetjen e pikave të përbashkëta dhe jo mbi arritjet partiake”,- thuhet ne deklaraten e Withers.

Ambasadori Withers u shpreh se mbeshteste qendrimin e Bashkimit Evropian dhe te OSBE-se ndaj seances se javes se kaluar. Kreu i presences se OSBE, Bosh deklaroi pak dite me pare se finalja e asaj seance ishte me e keqja qe mund te imagjinonte faktori nderkombetar. Ai u beri apel te dy paleve per rifillimin e dialogut, duke u kujtuar se kompromisi nuk do te thote se njera pale duhet te fitoje gjithcka e pala tjeter asgje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›