E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna armësh pranë kufirit Maqedoni-Kosovë

Breshëri armësh dhe fluturime helikopterësh janë shënuar sot në zonën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë, ku është regjistruar përleshje midis njësiteve speciale të MPB-së dhe një grupi të armatosur. Ministria e Brendshme në Shkup ka zbardhur një pjesë të detajeve të incidentit, duke konfirmuar edhe gjetjen e një sasie të konsiderueshme të armëve, ndërsa policia e Kosovës ka heshtur për incidentin.
Gjithçka ka nisur në një nga zonat e thella të kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, kur njësitet speciale gjatë kontrollit të terrenit janë përballur me një grup të armatosur, i cili sipas versionit zyrtar policor ka filluar të sulmojë njësitet policore. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se pas të shtënave, personat e armatosur kanë braktisur vendin e ngjarjes.
"MPB-ja po vazhdon kërkimin e tyre dhe se nuk dihet se ata akoma janë në territorin e Maqedonisë apo kanë ikur në drejtim të territorit të Kosovës", ka theksuar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Kosovës nuk është përgjigjur zyrtarisht për incidentin, por ka theksuar se bëhet fjalë për kontrabandë armësh. Zëdhënësi i MPB-së së Kosovës, Veton Elshani i është shmangur pyetjeve lidhur me incidentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›