E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idetë për provën e javës

29/04/10 15:50

Mandi, Erioni dhe Miri diskutojnë për provën e javës. Ata tregojnë idetë e tyre se cfarë do realizojnë këtë mbrëmje. Miri shprehet se është ende në fazë mendimi dhe ka një ide për të krijuar këndin e poetëve të vegjël, një emision për fëmijë. Mandi tregon se edhe Jona do realizonte një emision për fëmijë, atë të përrallave. Ai fillon të thojë idetë e cdo banori: vetë sëbashku me Erionin dhe Klodin do kenë një emision me temë sportive, Hakiu do realizojë lajmet, Seldi një emision për muzikën, Domi për artin dhe kulturën. Për grupin e tij, mendojnë se nëse do ia arrijnë, do realizojnë edhe një emision si Fiks Fare. Erioni dhe Mandi fillojnë të bëjnë disa prova paraprake me njeri-tjetrin. Ata luajnë rolin e komentatorëve sportiv e duke iu referuar futbollit shqiptar kryesisht, diskutojnë për lojërat dhe lëvizjet e ndryshme të skuadrave në kampinat. Ndërkohë, Miri futet në shtëpi për të filluar punën për televizorin e tij. Pas pak, Hakiu fton banorët për të ngrënë drekën. Edhe në tavolinë, të gjithë sëbashku diskutojnë për provën e kësaj mbrëmjeje. Klodi tregon dëshirën e tij për të realizuar emisionin Fiks Fare. Ai thotë se do dëshironte edhe dy balerinë, mundësisht Seldin dhe Erionin. Seldi e mohon praninë e tij dhe Klodi pyet Hakiun që tregohet i gatshëm. Klodi pyet edhe Mirin i cili fillimisht shprehet se ka emisionin e tij, por më pas pranon kur Klodi i spjegon se do jetë vetëm për një cast. Klodi kërkon edhe konfirmim nga Jona dhe Domi për të qënë në rolin e gazetareve të terrenit. Jona pranon, ndërsa Domi përgjumësh heziton të përgjigjet. Jona i këshillon djemtë që fillimisht të merren me skenarin e të ndajnë pjesët, më pas me përgatitjen e televizorit që për ta do jetë më i madh se i të tjerëve. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›