E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi i flamurit,Vlora mirëpret vendimin e Qeverisë

Vendimi i Kryeministrit Berisha në Komitetin e posacëm të ngritur për 100 vjetorin e pavarësisë, që Sheshi i Flamurit të shpallet monument kulture është mirëpritur në qytetin e Vlorës.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, në qytetin simbol të pavarësisë së shtetit shqiptar,Ymer Yzeiri, e cilëson këtë vendim mjaft të rëndësishëm për qytetin e Vlorës. Sipas tij kjo është një risi, që do ti mundësojë Sheshit të Flamurit më shumë vëmendje dhe investime.

Yzeiri kërkon që edhe Monumenti i Pavarësisë në Vlorë të njihet po ashtu si Monument kulture, për vetë vlerat që mbart jo vetëm kulturore, por edhe muzeale.

Yzeiri hodhi edhe idenë e krijimit të një kompleksi muzeor tek Sheshi i Flamurit në qytetin e Vlorës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›