E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhë në Kapshticë, pala greke punon me pak sportele

Piku i sezonit turistik ka shënuar jo vetëm fluks emigrantësh, por edhe radhë të gjata në pikën doganore të Kapshticës. Një varg i gjatë automjetesh kanë pritur për orë të tëra në radhe dhe në mes të vapës përvëluese për kryerjen e procedurave përkatëse.

Radhët kilometrike janë regjistruar nga ana e palës greke, që përgjatë gjithë ditës ka punuar me ritme te ngadalta me 5 sportele, dy në hyrje dhe 3 në dalje.

Emigrantët që presin në radhë për të kaluar në territorin shqiptar shprehen të shqetësuar për keto vonesa që po ndeshin në pikën doganore vetem nga pala greke, ndërsa nga pala shqiptare nuk jane paraqitur vonesa apo mangesi ne procesin e plotesimit te dokumentacioneve.

Sipas të dhënave kufitare, mësohet se nga ora 7 e mëngjesit të sotëm deri në orën 11:00 të paradites kanë hyrë 458 shtetas shqiptarë me 152 automjete dhe kanë dalë 610 të tjerë me mbi 160 mjete. Nga ana tjetër kanë hyrë 73 shtetas të huaj dhe kanë dalë vetëm 60 të tjerë po të huaj nga territori shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›