Dhuna ndaj mjekëve, PS: Qeveria të mbrojë bluzat e bardha

Partia Socialiste përmes deputetes së saj Klodiana Spahiu ka reaguar sot për dhunimin ndaj mjekut të spitalit të Kukësit, Mustafë Mustafa. Në një prononcim për mediat Spahiu u shprehse jeta e buzave të bardha, por e gjithë qytetarëve shqiptarë është në rrezik, ku u shpreh se “ askush nuk është i sigurtë në këtë vend”.
“Në qytetin e Kukësit është dhunuar qytetari i nderit i Kukësit, një mjek, ndërsa policia la gjithçka në heshtje. Të gjithë jemi të revoltuar, pasi në këtë vend çdo qytetar është i pasigurt”, tha ajo.
Më dej deputetja Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Berisha të garantojë mbrojtjen e bluzave të bardha, ndërsa shpreu vendosmërinë e PS për të crrënjosur këtë regjim, sic e cilësoi ajo, dhe për t`iu kthyer dinjitetin bluzave të bardha.