“Sheshi i pavarësisë”, shesh i konkurseve

Dy vjet më parë janë rrënuar të gjitha objektet rreth hotelit “Union”, në qendër të Prishtinës, me qëllim të ndërtimit të “Sheshit të Pavarësisë- Ibrahim Rugova”. Deri më tash, aty nuk ka filluar puna asnjëherë. Vitin e kaluar ishte hera e katërt që rishpallet konkursi për këtë projekt.
Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, tregon se ata së shpejti do t’i fillojnë punimet për ndërtimin e këtij sheshi.
“Deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë të favorshme dhe nuk ka pasur shumë interesim nga ana e projektuesve. Me rregulla të prokurimit ku kërkohen së paku tri kompani të aplikojnë në konkurs, në shumicën e rasteve kanë aplikuar një ose dy kompani”, thotë Gashi për Express. Sipas tij, verën e fundit kanë aplikuar tri kompani, ofertat e të cilave janë në vlerësim dhe pritet të gjendet një zgjidhje sa më e mirë për të nisur punën.
Por Valdet Osmani, udhëheqës i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës tregon se ai ka bërë disa kërkesa për të ndihmuar vullnetarisht këtë projekt.
“Duke parë që ky projekt është madhor, ne kemi bërë kërkesë te kryetari i Komunës që të ofrojmë ndihmë teknike dhe profesionalizëm si asociacion, për të realizuar këtë shesh në mënyrën më të mirë”, thotë Osmani për Express. Ai sqaron se kanë ofruar punën e tyre si ekspertë në mënyrë vullnetare, pa asnjë kompensim. “Megjithatë, ata nuk kanë dashur të këshillohen, madje as nuk kanë kthyer përgjigje”, thotë arkitekt Osmani, duke treguar se përveç kërkesës me shkrim, ai ka qenë në Komunë për të biseduar edhe me kryetarin sy më sy.
“Ka pasur shumë ankesa për procesin se si ka dështuar disa herë ky konkurs, duke e quajtur si proces jotransparent dhe i cili ka kritere minimale për një shesh të tillë”, vëren Osmani. “Për shkak të kësaj mostransparence nga ana e Komunës, është e pamundur që të konkurrojnë firmat projektuese dhe arkitektët në këtë konkurs”, thotë ai.
Ndërsa zyrtari i Komunës, Muhamet Gashi, thotë se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë ankesë që e ka parashtruar Asociacioni i Arkitektëve.
“Qëllimi i Komunës ka qenë që t’i joshë kompanitë projektuese profesionale që merren me këtë çështje, që të jetë e mundur të bëhen zgjidhje sa më të mira. Ndoshta nuk e ka pranuar këtë ofertë, sepse ka dashur që t’i ketë dy apo tri zgjidhje dhe ta zgjedhë më të mirën”, thotë Gashi.
Por opozita në Komunë ka tjetër këndvështrim. Sipas Shemsi Veselit, shef i Grupit parlamentar nga radhët e PDK-së, mosangazhimi i profesionistëve në ndërtim të sheshit, lë për dyshuar në transparencën e Komunës.
“Për të injoruar një kërkesë të tillë, menjëherë lindin dyshimet për keqpërdorim të parasë publike. Kjo lë për të kuptuar që Komuna nuk i merr për bazë vendimet e njerëzve profesionistë, gjegjësisht edhe të qytetarëve të cilët kanë vullnetin për të dhënë gjithçka vetëm për të mirën e Komunës së tyre”, thotë Veseli për Express.
Sipas tij, pas këtij “Sheshi të Pavarësisë”, po fshihet diçka.
“Planet rregullative të cilat e kanë paraparë këtë shesh, janë miratuar qysh në mandatin e kaluar kah fundi i vitit 2007. Që nga ajo kohë, kanë kaluar tri vjet dhe akoma të shkojë kjo punë me tenderë është absurde”, thotë opozitari Veseli.
Ai sqaron se e gjithë kjo të lë të kuptosh se kjo qeverisje e Komunës nuk ka seriozitet dhe vendosmëri në punët e tyre. “Këtë e kanë bërë vetëm për të rrënuar hotelin “Unionin”, një objekt i cili ka qenë i mbrojtur si vlerë kulturore”, shprehet Shemsi Veseli.
Vendi ku planifikohet të ndërtohet sheshi, ka një hotel të vjetër, me arkitekturë të veçantë, i cili fillimisht mbante emrin "Skënderbeu" e pastaj "Union". Ky objekt ishte ndër më të vjetrit në kryeqytet, i ndërtuar në vitin 1927. Por kjo ndërtesë tash thuajse më nuk ekziston sepse u dogj në gusht të vitit 2009.