Veturën e Sheremetit e merr Qeveria

Sheremet Ahmeti nuk është i vetmi të cilit i është ndërruar vendi, nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Me emërimin e tij si drejtor i shkollës policore në Vushtrri, ka ndërruar vend edhe vetura e blinduar, e cila ishte blerë në kohën sa ai ishte shef i policisë.
Tash në automjetin e tipit Toyota Land Cruiser, me ngjyrë të zezë metalike, nuk ulet Sheremet Ahmeti, por një person edhe më i rëndësishëm. Nga java e kaluar, kjo veturë ka privilegjin të bartë kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi.
Burime të Expressit nga Policia sqarojnë se ka qenë sigurimi i kryeministrit ai që ka kërkuar nga Policia, ta marrë në shfrytëzim veturën e blerë në vlerë prej 179 mijë e 280 eurosh. “Ajo veturë vozitet nga truprojat e kryeministrit që janë rrethi i parë i sigurimit”, thotë burimi i gazetës.
Në fakt, vetura e blerë gjatë kohës së ish-drejtorit Sheremet Ahmeti, ende është pronë e Policisë së Kosovës, pavarësisht se ajo shfrytëzohet për nevoja të kryeministrit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...