E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shesin vilën në Kaliforni

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 21:12

Aktori Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë duke e shitur vilën e tyre në Kaliforni për 13.75 milionë dollarë. Çifti i Hollywood’it – të cilët kanë gjashtë fëmijë së bashku – kanë vendosur që ta shesin këtë pasuri të patundshme, e cila ka një pamje nga Oqeani Paqësor.

Arsye mendohet se është riparimi që i kushton shumë para. Shtëpia ka dy hyrje, katër dhoma të fjetjes dhe katër banja. Bashkë më këto ajo ka edhe një pishinë, fushë tenisi, një kopsht të madh dhe gjëra të tjera përcjellëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›