Sheta, çuditërisht firmos me Shkumbinin
Peqin - Arjan Sheta është bërë futbollisti i dytë që firmos me skuadrën e Shkumbinit në këtë merkato të janarit. Çuditërisht futbollisti kalon tek ky ekip, pasi gjatë kësaj kohe ai po stërvitej me Partizanin, dhe të gjithë mendonin se ai do të rikthehej tek të kuqtë.
Sheta u përjashtua nga skuadra e Elbasanit për mosimpenjim, dhe për ironi të fatit ai u akuzua për ndeshjen me Shkumbinin. Në atë takim Sheta bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj një mbrojtësi peqinas dhe shkaktoi penalltinë që u shndërrua në gol. Kjo gjë u gjykua si e qëllimshme nga presidenti Laze, dhe më pas u mor vendimi i përjashtimit të tij nga Elbasani.
Sheta është futbollisti i dytë që firmos me Shkumbinin në këtë merkato të janarit. Para dy ditësh me këtë skuadër firmosi edhe futbollisti serb Igor Jaksimoviç.