Shëtitje me autobuz për të njohur jetën e Papës në Buenos Aires
Për të mësuar më shumë për jetën e Papa Françeskut tani të duhet vetëm një udhëtim me autobuz.
Qyteti i Buenos Airesit në Argjentinë filloi të verë në qarkullim një turne me autobuz nëpër 24 vende që ndjekin rrugën e bërë nga Papa Françesku deri në postin e lartë të Kishës Katolike Romane.
Turneu përfshin vizita në lagjen ku udhëheqësi i më shumë se një miliardë katolikëve shkonte në kishë dhe shkollë kur ishte nxënës dhe berberin që frekuentonte.
Turneu prej tre orësh është falas.