Shetitjet subversive te se dieles- Frika e Pekinit nga Revolucioni i jasminte

Meqenese ne internet qe bere thirrje per shetitje demonstrative te se dieles pamjen e rrugeve te Pekinit Shangait dhe rrugeve te tjera e mbizoteronte nje numer i madh policesh. Meqenese demonstrantet nuk u duken forcat e sigurise u moren me gazetaret e huaj - gje qe sic pritej beri qe ata te shkruajne keq.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Policia paramilitare ne Sheshin Tiananmen Pekin
Libia e ben nervoze udheheqjen kineze
Jo vetem sepse ajo qe e detyruar te evakuuonte 30 mije kineze. Jo vetem sepse Libia dergoi ne janar cdo dite rreth 150.000 fuci nafte ne Kine. Para se gjithash Pekini druhet se virusi i revolucionit mund te kaperceje te popullata e vet.
Politilogia amerikane Victoria Hui merret me krahasimin e levizjeve te rezistences ne Kine dhe ne Evrope. Dhe mendimi i saj eshte i qarte Une mendoj se mesazhi nga Egjipti per disidentet tashme ka qene shume frymezues dhe i ka futur friken regjimit. Po te bjere tani edhe Gadafi megjithe perdorimin brutal te dhunes dhe armeve te renda atehere kjo do tu dergonte te dyja paleve nje mesazh shume me te forte.
Censura u forcua
Prandaj ne javet e fundit qeveria kineze u perpoq ta manipulonte rrymen e lajmeve nga dhe per Afriken e Veriut. Censura ne internet u forcua. Ne faqet e blogjeve kineze kerkimi i koncepteve si Egjipt ose Jasmin nuk jepte me rezultate. Perfundimi i Victoria Hui jo vetem disidentet dhe aktivistet nxjerrin mesimet e tyre nga historia edhe qeverite si ajo e Pekinit Pekini ka rol drejtues ne zhvillimin e teknologjive me te reja per te kontrolluar internetin. Permbajtje qe populli nuk duhet ti shikoje bllokohen. Por hyrja e pergjithshme ne faqe komerciale ose ne ato te zbavitjes lejohet. Dhe ky eshte edhe shkaku se pse njerezit nuk rebelojne kaq shume. Ata thone une edhe me tej mund te marr ate qe dua une thjesht mbyll gojen. Per shume kjo eshte nje tregti e pranueshme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Policia largon njerezit e mbledhur rreth teatrit ne Shangai
Probleme sociale dhe korrupsion
Vec kesaj ekonomia e Kines ka dy dekada qe rritet me rritje dyshifrore dhe pjese te gjera te popullit perfitojne nga kjo - edhe nese ne mase te ndryshme. Megjithate edhe popullin ne Kine e rendojne halle per shkak te cmimeve ne rritje te ushqimeve te apartamenteve cmimet e te cilave jane te papagueshme shpenzimeve te larta per shendetin dhe arsimin. Kesaj i shtohet tema e shperdorimit te pushtetit dhe e korrupsionit. Kryeministri kinez Wen Jiabao tregoi mirekuptim te dielen ne nje diskutim ne internet Nese ngritjet e cmimeve ecin paralelisht me korrupsionin kjo i ben te pakenaqur njerezit dhe mund te coje ne probleme te renda sociale.
Prandaj udheheqja kineze perpiqet te tregohet e afert me popullin Wen Jiabao ishte kryeministri i pare kinez qe u takua ne shkurt ne Pekin me paraqites peticionesh. Dhe mediet e vendit informuan me hollesi per veprat bamirese sociale te planit te ardhshem pesevjecar. Ai do te miratohet ne seancen e ardhshme te Kongresit Popullor Kombetar.
Gershera midis te pasurve dhe te varferve do te ngushtohet. Ndihmat per te papunet dhe per pensionistet do te pershtaten me inflacionin. Dhe do te behen investime me te medha per hapesira banimi te cilat te mund te blihen nga shumica e njerezve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shanghai Kina
Mobilizimi forcave te sigurise
Por Pekini duket se edhe vete nuk eshte i bindur tamam per masat e tij nje thirrje anonime per demonstrate ne faqen e emigranteve kineze ne internet Boxun vertet qe nuk mobilizoi demonstrues por ama nje numer te madh forcash te sigurise. E tille ishte gjendja ne 20 shkurt e edhe njehere nje jave me vone.
Kjo ne nje kohe kur shumica e njerezve as nuk e kishin marre vesh thirrjen thote Victoria HuiShume pak njerez kishin dijeni per kete thirrje. Dhe prej atyre qe e dinin askush nuk besonte se do te ndodhte gje.
Qeveria kineze me sa duket e mori shume seriozisht thirrjen mbi 100 kritike te njohur te regjimit dhe avokate te te drejtave te njeriut u vendosen nen arrest shtepie ose u arrestuan. Serveri i Boxunit u bllokua permes nje sulmi piratesh interneti. Nderkohe thirrja e ardhshme per demonstrate eshte publikuar per te dielen pasuese ne Facebook dhe ne Twitter. Por keto adresa interneti jane ne Kine po kaq pak te shfrytezueshme sa Boxuni.
Autor Mathias von Hein/ Auron Dodi
Redaktoi Aida Cama