Sheva: Në Kiev po i kënaqem përsëri futbollit
Ai u transferua tek Dinamo e Kievit në merkaton e verës, pasi kaloi tre vite të vështirë te Çelsi dhe Milani. “Jam në formë të mirë fizike dhe po shijoj përsëri futbollin. Kjo është e rëndësishme”, tha sulmuesi ukrainas në një intervistë për “uefa.com”.Ai vlerëson faktin se në Kiev stërvitet çdo ditë dhe i luan të gjitha ndeshjet e mundshme. Sipas tij, e vetmja gjë që i nevojitet në këtë periudhë, është pak më shumë fat. “Me trajnerin kuptohem mirë, situata në përgjithësi është pozitive. Në fillim pata pak vështirësi, por më pas e mora veten dhe tani gjithçka po shkon mirë”, nënvizoi Shevçenko.