Arrestohet polici, dhunoi një të mitur
Ndalimi i tij u krye sepse dje rreth orës 16.30 dyshohet se në Kavajë në ambientet e një lokali, ka tentuar të kryej mardhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për konsumim të veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur të moshës 14- 18 vjeç”. Ndërkohë, po dje janë arrestuar katër shtetas të dyshuar për konsumim të veprës penale të vjedhjes në bashkëpunim. Kështu në pranga, Xhelil Riza Lusha, 26 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Farkë, Has Riza Lusha, 25 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Farkë, Sulejman Riza Lusha, 21 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Farkë dhe Enkel Hasbi Koçi, 20 - vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Shkozë, i dënuar më parë, për vjedhje.Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me dy bashkëmoshatarë të tyre, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, afro 5 (kafshë të gjësë së gjallë). Në cilësinë e provës materiale u bllokua një viç dhe mjeti tip fugon.