E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheva: Shpresoj të qëndroj te Chelsea

Sulmuesi i Chelseat, Andriy Shevchenko, shpreson të mbetet një kohë më të gjatë në Stamford Bridge.
Ukrainasi u transferua te Chelsea në vitin 2006, por dështoi të shfaqte formë të mirë, ndërsa sezonin e kaluar u kthye në formë huazimi te Milani, ku po ashtu nuk i bindi drejtuesit kuqezi që ta mbajnë në San Siro.
"Kam edhe një vit në kontratën time me Chelsea-n dhe shpresoj të qëndroj këtu dhe të ndihmoj në fitimin e trofeve", ka thënë dikur-njëri nga sulmuesit më të mirë në botë për "Sky Sports News".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›