Leku i paqëndrueshëm ndaj monedhave të huaja

Përgjatë gjithë muajit korrik monedha kombëtare ka paraqitur një destabilitet në kursin e këmbimit valutor. Megjithatë po të krahasohet me disa muaj ose javë më parë do të shohim se leku është forcuar ndaj dy monedhave kryesore në treg asaj britanike dhe monedhës së përbashkët europiane. Për këtë javë euro dhe paundi kanë fituar disa pikë kundrejt monedhës sonë, ndërkaq që dollari është duke mbajtur një raport të përmirësuar kundrejt lekut.
Sipas ekspertëve të ekonomisë lëvizja e shpeshtë e raportit kërkesë- ofertë që në fillim të sezonit të verës ka bërë që leku të pësojë këtë stabilitet, por pritshëmria e specilaistëve edhe për muajin gusht është një forcim i mëtejshëm i lekut.
Edhe pse ardhja e stinës së verës e cila do të sillte emigrantët në vendin tonë pritej që të rriste kërkesën për leke, në fakt në krahasim me një vit më parë monedha kombetare është në nivele mjaft të dobëta. Ndërkaq që edhe një raport i nxjerrë nga Banka e Shqipërisë kohët e fundit konstaton një ulje të remitancave, apo dërgesave të emigrantëve afërsisht në nivelet 8%.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar një euro blihet me 129.7 dhe shitet 130.2 lekë. Ndërsa dollari blihet me 91.4 dhe shitet me 91.9 lekë. Monedha britanike paund ka disa javë rresht që po forcohet edhe në tregun botëror, por edhe në atë shqiptar. Paundi shitet 150.3 lekë dhe blihet 150.8 lekë. Monedha e Mbretërisë së Bashkuar që me fillimin e krizës ekonomike globale dhe deri tani ka paraqitur një destabilitet në kursin e këmbimit jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar.