Sheva: Vjen Interi, për mua është derbi
“Interi është kundërshtari im historik. Është një kënaqësi t’i kem përsëri përballë dhe do të ishte një ndjesi e bukur sikur t’i mposhtja”, u shpreh ish-sulmuesi i Milanit. Sipas tij, zikaltrit janë më të përshtatur për kampionatin, në krahasim me Ligën e Kampionëve, sepse kanë lojtarë që dinë të ruajnë vazhdimësinë.
“Por më shumë shanse në Europë ka Barcelona – shtoi ai -. Në fushën e vet ata luajnë një futboll spektakolar dhe është e vështirë për çdo skuadër të marrë rezultat të mirë në “Kamp Nou”. Që në momentin që ka ardhur në Kiev, Sheva është përdorur si fantazist nga trajneri Valeri Gazaev.
Tekniku ukrainas paralajmëroi skuadrën e tij të mos krijojë ilizione nisur nga rezultati i ndeshjes së para dy javëve: “Interi kishte lojtarë të rëndësishëm që mungonin në atë takim, prandaj, gjithçka nis nga zero”. Pavarësisht apelit të autoriteteve për të mos shkuar në stadium, Gazaev i bën thirrje publikut të mbështesë skuadrën, pasi sipas tij, kjo është tepër e rëndësishme.