E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, protestojnë sërish banorët për çështjen e pronës

Banorët kanë protestuar qetësisht, ndërsa kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat e tyre deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Protesta është zhvilluar para Bashkisë së Orikumit, duke kërkuar nga ky institucion të zgjidhin problemin e tyre. Çështje e kësaj prone në orikum është kthyer në akuza dhe kundër akuza edhe tek politika në Tiranë. Ish-punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore pretendojnë se prona është e tyre, në bazë të ligjit 7501.

Ish-punonjësit pretendojnë pronësinë mbi rreth 450 hektarorë tokë të ish-ndërmarrjes bujqësore. Nga ana tjetër, persona të tjerë pretendojnë se prona është e tyre dhe se ata janë pronarët e vërtetë të kësaj hapësire. Protesta e këtyre banorëve degjeneroi në dhunë midis tyre dhe policisië disa ditë më parë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›