Ancelotti: Objektivi im, Liga e Kampionëve
Londër- Carlo Ancelotti e la Milanit pas dy finaleve të fituara në Champions League dhe një finale tjetër të humbur me 11 metërsha, porse duket se oreksi i tij sportiv është i prirur drejt kupës ‘veshgjatë’. Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij për të sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve edhe në Stamford Bridge.
“Liga e Kampionëve për mua është trofeu më i rëndësishëm në botë. Chelsea ka një rekord, pesë gjysmëfinale në gjashtë vite, por ne kemi nevojë ta fitojmë atë dhe shpresoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë Ancelotti.
Po diferenca mes kampionatit italian edhe anglez? “Në Itali ndeshjet janë shumë taktike. Ekipet vijnë të mbrohen mirë dhe vetëm pas kësaj sulmojnë, ndeshjet bazohen në kontroll dhe jo në shpejtësi”, ka sqaruar italiani.