Shevçenko: Ronaldinjo, më ndihmo!
Më 16 korrikun e kaluar, ditën e zbarkimit të tij në Milano, askush nuk mundej ta imagjinonte, që Ronaldinjo do të rikthehej ai i dikurshmi (ose pothuajse) në kaq pak kohë. Në të njëjtën mënyrë, të paktë ishin ata që mund ta imagjinonin se Shevçenko, duke parë motivimin shumë të madh, që e shtynte drejt rikthimit, nuk arrin të zhbllokohet as pas katër muajsh, në jetën e tij të dytë si milanist.
KRIZA - Ishin dy lojtarë për t‘u riafirmuar. Dy kampionë të nivelit botëror të përhumbur në klube të nivelit të parë, por shumë larg mënyrës së tyre të të menduarit, të të jetuarit dhe mbi të gjitha të të (pa) luajturit. Ronaldinjo ishte një fenomen në kohërat e para katalanase, derisa mori "Topin e Artë"; ndërsa Shevçenko kishte filluar shpejt të vuante për largimin nga Milanelo. Braziliani shkoi në zbritje në sezonin fundit (por edhe në atë të mëparshmin nuk i kishin munguar problemet me drejtuesit dhe trajnerët), derisa mbylli çdo marrëdhënie me Barcelonën, sapo Berluskoni vendosi ta merrte te Milani. Për t‘u rikthyer në shtëpi (ashtu siç vetë ukrainasi e përkufizon Milanelon), ai kishte bërë akoma më shumë. I ishte lutur mikut të tij Abramoviç që ta linte të lirë të ikte, sepse në fillim Murinjo, më pas Grand dhe në fund Skolari nuk po i jepnin hapësirën e duhur për të luajtur dhe mbi të gjitha, sepse nuk po mësonte të ambientohej në Londër. Njëkohësisht, i qe lutur edhe Berluskonit, i cili gjithmonë e quante si një bir të tijin, dhe më në fund ia arriti rezultatit që dëshironte, të rikthehej te Milani.
STATISTIKA - Por, këtu sezonet e Dinjos dhe Shevës kanë marrë rrugë të ndryshme. Një shpërthim i ri për "Topin e Artë" 2005, zhgënjim (për sa i përket anës teknike) për "Topin e Artë" 2004. Këto janë numrat e Ronaldinjos: 10 ndeshje në Serinë A, 733 minuta lojë me 5 gola, 4 prezenca në Kupën UEFA, 150 minuta lojë me 1 gol. Këto janë numrat e Shevçenkos: 5 ndeshje në Serinë A, 127 minuta lojë me 0 gola të shënuar, 4 ndeshje në Kupën UEFA, 327 minuta me 1 gol. Në shkallën e preferencave të Milanit, Kupa UEFA është e konsideruar në vendin e dytë pas kampionatit, prandaj kuptohet diferenca e madhe e rendimentit mes dy lojtarëve. Kjo javë mund të prezantojë një zhvillim të ri mbi të gjitha për Shevën. Vetëm pak ditë më parë, kishte telefonuar Aleksei Mikhailiçenkon, trajnerin e Ukrainës, për t‘i kërkuar të mos e përfshinte në listën e të grumbulluarve për miqësoren ndaj Norvegjisë. Preferonte të ruante formën e tij fizike për të qenë i freskët për kampionatin italian. Ndërsa bashkë me Dinjon (i cili është braktisur përkohësisht nga Dunga), të dy kanë qëndruar në Milanelo, duke iu përkushtuar stërvitjes.
NDIHMA - Këto kanë qenë ditë të rëndësishme, gjatë të cilave dy të huajt dhe Inzagi vendas kanë perfeksionuar kombinimet mes tyre. Të dielën në mbrëmje, në Torino, nëse Ançeloti do të mbështetet te forcat e freskëta, ka shumë mundësi të luajnë të gjithë që nga minuta e parë dhe Kaka mund të përdoret si zëvendësues në pjesën e dytë. Sheva e Pipo në sulm, Ronaldinjo furnizues. Ukrainasi, i mbështetur nga sulmuesi më i mirë kuqezi i kësaj pjese të sezonit, ka nevojë për asistet e tij për të shënuar më në fund edhe në Serinë A: Goli i fundit daton më 26 mars 2006, kundër Fiorentinës. Në Kupën UEFA, në Zyrih, goli i tij (i vetmi deri tani) ka ardhur falë një magjie të Ronaldinjos, i cili e gatoi duke bërë të xhirojnë kokat e mbrojtësve zviceranë dhe duke e nxjerr Shevën të vetëm para portierit. Para këtij momentin të mrekullueshëm të futbollit të bukur, nuk është se dy lojtarët janë përshtatur mirë në fushë me njëri-tjetrin. Pesëdhjetë ditë më vonë, Shevçenko shpreson akoma te ndihma e Dinjos.
DY YJET
Goli i vetëm i shënuar deri tani nga Shevçenko më bluzën kuqezi është ai ndaj Zyrihut, në Kupën UEFA, falë një asisti të Ronaldinjos. Këtë javë, dy "As"-at janë stërvitur bashkë për shumë kohë në Milanelo (me ta edhe Inzagi) dhe kanë perfeksionuar kombinimet në kërkim të golit