Trukimi, UEFA heton Vllaznia-NK Zagreb
Skuadra shqiptare, Vllaznia, është përfshirë në hetimet që UEFA po kryen për 25 ndeshje të zhvilluara në Kupat e Evropës në vitet 2007-2008. Lajmin e ka bërë të ditur dje e përditshmja malteze "Times of Malta". Kjo gazetë ka mundur të kontaktojë me organin më të lartë të futbollit në Kontinentin e Vjetër nëpërmjet "e-mail"-it.
VLLAZNIA - Sipas saj, UEFA ka vënë në shënjestër ndeshjen e zhvilluar mes Vllaznisë dhe kroatëve të NK Zagreb, e vlefshme për eliminatoret e Kupës Intertoto. Përballja e parë mes këtyre dy ekipeve u luaj më 23 qershor 2007 në shtëpinë e skuadrës kroate, ku NK Zagreb fitoi me rezultatin 2-1. Por në ndeshjen e kthimit, të luajtur më 30 qershor në Shqipëri, Vllaznia fitoi 1-0, rezultati ky i mjaftueshëm për të siguruar kualifikimin për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Në minutën e 26 të atij takimi, ishte sulmuesi i shkodranëve, Arlind Nora, ai që do të shënonte golin e vetëm të ndeshjes. Por drejtuesit përkatës të UEFA-s dyshojnë se rezultati është i manipuluar, duke ndihmuar në vënien e basteve të paligjshme.
GJYQTARI - Emri më i lakuar në artikullin e gazetarin Kevin Azzopardi, është ai i arbitrit maltez, Xhoe Attard, i cili drejtoi sfidën e kthimit, e cila u luajt në stadiumin "Loro Boriçi". Në këtë ndeshje ka arbitruar Attard kryesor së bashku me anësorët Ingmar Spiteri e Eduard Spiteri. Presidenti i Vllaznisë, i kontaktuar dje, i ka shmangur komentet në lidhje me këtë çështje, e publikuar nga gazeta "Times of Malta", me justifikimin se nuk është njoftuar nga UEFA për këtë hetim. Emri i Attag, 43-vjeçar, u përmend shtatorin e shkuar nga kreu i Federatës Malteze të Futbollit, dr. Xho Mifsud, se besohet që në bashkëpunim me trajnerin shqiptar (me banim dhe punë në Maltë) Ilir Pelinku, të ketë ndikuar në fiksimin e rezultatit të ndeshjes së 27 korrikut mes maltezëve të Marsaxlokk dhe kroatëve të Slaven Belupos. Kjo ndeshje u luajt në La Valeta dhe u humb nga vendasit me rezultatin 4-0. Xhoe Attak mes të tjerash ka gjykuar edhe takimin mes Shqipërisë dhe Sllovenisë të luajtur më 24 mars 2007 në Shkodër, një ndeshje e mbyllur në barazim pa gola.
HETIMET - "Hetimi mund të përfshijë 25 ndeshje, të cilat janë ende të proces rishikimi. Në këtë fazë hetimesh nuk mund të japim detaje në lidhje me mënyrën se si po hetojmë. Urojmë që të gjejmë ndonjë rast deri në fund të këtij viti, ose deri në muajt e parë të vitit të ardhshëm", pohon për gazetën "The Times", zëdhënësi i UEFA-s. Gianni Infantino, drejtori juridik i UEFA-s, ka saktësuar se mendohet që rreth 10 ndeshje të këtij sezoni dhe 15 ndeshje të sezonit të kaluar të jenë trukuar. I pyetur nga "The Times", se në cilën fazë janë hetimet, zyrtari i UEFA-s është përgjigjur: "Hetimet për të 25 ndeshjet janë në vazhdim, tha Infantino. Nuk është aq e lehtë, pasi bëhet fjalë për zhvillime në fshehtësi të plotë dhe ndaj duhen parë me shumë kujdes. Në këtë fazë të hetimeve, ne nuk mund të japim detaje, pasi kjo mund të komprometojë punën tonë. Ne shpresojmë se disa çështje do t‘i përfundojmë në fund të vitit apo në fillim të vitit të ardhshëm".