Shevchenko le futbollin hyn ne politike

Sulmuesi i kombëtares ukrainase, si dhe i klubeve Dynamo Kiev, Milan dhe Chelsea, Andry Shevchenko ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli dhe ambicjen për të filluar karrierën në politikë.
Ylli ukrainas, tani 35 vjeç, e bëri të ditur planin e tij përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë nga klubi i tij Dynamo Kiev.
“Ky lajm mund të trondisë këdo, por e ardhmja ime nuk është më në futboll. Tani do të hyj në politikë”, ka njoftuar Sheva.
Ndeshjen e fundit me kombëtaren ai e luajti kundër Suedisë gjatë Euro 2012, të cilën e fitoi 2-1, ndërsa për herë të fundit Ky lajm mund të trondisë këdo, por e ardhmja ime nuk është më në futboll. Tani do të hyj në politikë
Andry Shevchenko
luajti si zëvendësues me Anglinë në të njëjtin turne, pasi ekipi britanik kishte kaluar në avantazh 1-0.
Në nivel klubesh ai e bëri debutimin fillimisht me Dynamo Kiev në vitin 1994 dhe më vonë fitoi reputacionin e një prej sulmuesve më të rrezikshëm pasi u transferua tek Milan në vitin 1999.
Me klubin italian ai fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2003, kundër Juventus, pasi ktheu në gol penalltinë e fundit, një ndeshje kjo tepër e rëndësishme për karrierën e tij.
Në moshën 29-vjeçare Sheva nënshkroi një kontratë prej 30 milionë stërlinash me Chelsea-n e Jose Mourinho, por kaloi dy sezone të dobëta në Premier League para se të rikthehej tek Milan.
Që atëherë ai nuk ishte më në gjendje të kthehej në formën e sulmuesit fatal dhe pak më vonë nënshkroi një kontratë tjetër që e ktheu tek Dynamo Kiev, në gusht të vitit 2009.
Shevchenko ka qenë simboli i Ukrainës për më shumë se një dekadë dhe ka regjistruar një rekord kombëtar prej 48 golash.
Ai ishte kapiteni i kombëtares ukrainase në çerekfinalet e Kupës së Botës të vitit 2006 dhe fitoi Topin e Artë në vitin 2004, pasi u konsiderua si futbollisti evropian i vitit.