Spiuni që del nga mjegulla

Frika dhe pulsi i rrahjes së zemrës mund të ndihet në “Tinker, Tailor, Soldier, Spy”, një adaptim super nga romani i tipit spiunazh të vitit 1974, John le Carre. Ky puls i frikës ndihet në ritëm të vazhdueshëm gjatë gjithë filmit, përderisa ai përcillet me një numër të madh të bisedave, jetën e intrigave nëpër zyre, dhunë por edhe dashuri.
Frika nuk ka të bëjë me ndonjë numër në sistemin tuaj nervor – filmi është vazhdimisht në tension të lartë – por ajo që bën të mendoni se si gjendet në ankth shërbimi sekret britanik. Për personat që janë në shërbimet inteligjente, sikurse George Smiley, që luhet me delikatesë dhe me një fuqi bindëse nga aktori Gary Oldman, dija është pushteti, por ta kesh këtë është edhe frikë.
Tregimi i filmit në mënyrë mjeshtërore është marrë nga labirintet e librit të Le Carre, që e shkroi në vitin 1973, e që në vete ishte një fjalëkryq që bartte mistere brenda misterit. Drejtori i zyrës së shërbimit, i njohur si Control (John Hurt) besohet se është edhe agjent sovjetik, një urith në mes të elitës së agjencisë. Pos tij ai ka edhe të dyshuar të tjerë si Percy Alleline (Toby Jones), Toby Esterhase (David Dencik), Roy Bland (Ciaran Hinds) dhe Bill Haydon (Colin Firth). Për ta zbuluar urithin, Control në mënyrë sekret dërgon Jim Prideaux (Mark Strong), i cili udhëheq divizionin e zbulimit të agjentëve, përderisa informatat ai i merr nga Hungaria.
Pavarësisht brutalitetit, “Tinker, Tailor” është i mbushur edhe me dashuri – ai ka një dashuri të paparë për fëmijët e tij, por edhe për atdheun e tij, një dashuri që e shohim vetëm në vitet e mëparshme.
Për shumicën e shikuesve, natyrisht Smiley është i përshkruar si një anti-Bond që e krijoi Le Carre , përderisa në të kemi edhe karaktere të tjera të spiunazhit britanik.
“Tinker, Tailor, Soldier, Spy” është një film që pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeçare. Ai do të shfaqet vetëm k♪7të vikend në DigiGold.
--------
TINKER, TAILOR, SOLDIER, SPY
Regjia: Tomas Alfredson; skenari: Bridget O’Connor dhe Peter Straughan, bazuar në romanin e John le Carré; drejtor i fotografisë: Hoyte van Hoytema; montazha: Dino Jonsater; muzika: Alberto Iglesias; Dizajner: Maria Djurkovic; kostumet: Jacqueline Durran; prioducentë: Tim Bevan, Eric Fellner dhe Robyn Slovo; Distributor: Focus Features. Kohëzgjatja: 2 orë 8 minuta.
Aktorë: Gary Oldman (George Smiley), Kathy Burke (Connie Sachs), Benedict Cumberbatch (Peter Guillam), David Dencik (Toby Esterhase), Colin Firth (Bill Haydon), Stephen Graham (Jerry Westerby), Tom Hardy (Ricki Tarr), Ciaran Hinds (Roy Bland), John Hurt (Control), Toby Jones (Percy Alleline), Svetlana Khodchenkova (Irina), Simon McBurney (Oliver Lacon), Katrina Vasilieva (Ann Smiley), William Haddock (Bill Roach), Mark Strong (Jim Prideaux) dhe John le Carré (mysafir i Krishtlindjeve).