Basha shton ditët e takimit në Bashkinë e Tiranës
02/09/2011 Shqetësimet e qytetarëve
Kryebashkiaku Lulzim Basha priti edhe dje në zyrën e tij dhjetëra qytetarë dhe dëgjoi nga afër shqetësimet e kërkesat e tyre. Përgjatë takimeve, të pranishëm ishin edhe nëpunës të administratës së bashkisë, të cilët mbanin shënim problematikën e shtruar nga qytetarët. Specialistët e bashkisë thonë se shqetësimet e tyre kanë të bëjnë kryesisht me strehimin, punësimin, asistencën sociale, të drejtat e pronësisë etj. Pas parashtrimit të shqetësimeve nga ana e qytetarëve, punonjësit e bashkisë plotësojnë një formular me të dhënat dhe kërkesat e shtruara nga qytetarët. Pasi dëgjohet secili qytetar më vete, Bashkia e Tiranës merr masa konkrete për ndjekjen dhe trajtimin e problemeve të tyre. Për evidentimin e problemeve të raportuara nga kryeqytetasit punojnë një grup specialistësh, të cilët merren me trajtimin e tyre. Ky dokumentacion shërben për ndjekjen e problematikës që ata kanë dhe kontaktimin e tyre të mëtejshëm. Takimet e kryebashkiakut Basha me qytetarët vazhdojnë sipas një kalendari dhe një procedure të caktuar, e cila përcakton se çdo qytetar i interesuar duhet të plotësojë një formular pranë Zyrës së Informimit Qytetar në bashki, ku caktohet edhe data e takimit me kryetarin e bashkisë. Gjatë muajit gusht, Bashkia e Tiranës, nisur nga fluksi i madh i kërkesave të qytetarëve për të takuar kryebashkiakun Basha, shtoi ditët e takimit deri në tri herë në javë.