E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet në “vendin e krimit”?

Filmi i Angelina Jolie nuk është zyrtarisht i ndaluar në Republika Srpska (RS), andaj duket se edhe atje, njësoj sikurse në qytetet tjera të Bosnje e Hercegovinë, filmi do ta ketë premierën e tij më 16 shkurt.

“Kush do ta shikoj atë këtu? Filmi i Jolie s’mund të shfaqet në RS, njësoj sikurse që filmat e Emir Kusturica’s s’mund të shfaqen në Sarajevë.

E kam parë është një pleh i zakonshëm, qoftë edhe nëse harrojmë se filmi qëllimisht ia fut serbëve gishtin në sy”, tha për gazetën boshnjake ‘Dnevni Avaz’ Vladimir Ljevar, pronar i kinemasë së vetme në Banjallukë.

Ndryshe, ende s’ka ndonjë informacion zyrtar se filmi “In the Land of Blood and Honey” është ndaluar në RS, andaj pritet që premiera e tij atje të jepet ashtu siç është planifikuar, më 16 shkurt.

Filmi i parë në regji të Angelina Jolie flet për dhunimin e grave nëpër kampet serbe, por edhe nëpër qytetet e ndryshme të RS.

Filmi i shpërblyer i regjisores Jasmina Zbanic, “Grbavica”, ngjarja e të cilit shtjellohet përreth vajzës së një gruaje të dhunuar myslimane, është i ndaluar në RS. Ky film ka fituar Ariun e Artë në Berlinale më 2006, dhe është shpallur si filmi më i mirë në disa festivale filmike evropiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›