‘Banksy rus’

Vëmendjen e mediave botërore artisti rus e ka tërhequr me një aksion në Moskë, kur një dritë rrugore e ka shndërruar në syze.
Ai vepron me nofkën P183, ndërkohë që për veten zbulon vetëm atë se quhet Pavel, se ia ka 28 vjet dhe se ka studiuar dizajnin.
Edhe pse tejet enigmatik, opinionit rus i ka shpalosur më shumë të dhëna sesa idhulli i tij britanik, Bansky, për të cilin dihet vetëm se është rritur në Bristol.
Për shkak të ngjashmërisë me artistin britanik Pavel nga mediat ruse quhet ‘Banksy rus’.
E se P183 nuk frikësohet nga ky krahasim e dëshmon me stilin e tij,, por edhe m përzgjedhjen e motiveve, të cilat sigurisht që të kujtojnë veprat e Banksy’t të njohur botërisht. Kolazhi i vajzës, i vendosur përskaj një teli gjembor, të zbukuruar me sfera dekoruese, dhe minjtë apo karakteret që tashmë i kemi parë edhe tek Bansky, janë vetëm disa nga veprat e Pavel.