E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shfaqet premiera e dokumentarit “Kush është dibranët”, një prodhim i RTSH-së

Premiera e dokumentarit “Kush është dibranët”, një prodhim ky i RTSH-së, në bashkëpunmin me autoren Donika Mustafaj, ka mbledhur jo vetëm qytetarë të trevës së Dibrës, por edhe shumë personalitete të artit, kulturës dhe politikës në vend. Premiera është shfaqur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Sipas autores Mustafaj, ky film dokumentar i kushtohet vendlindjes për traditat dhe veçantinë  kulturore që ka kjo zonë.

Autorja nënvizon se ky dokumentar hedh një vështrim sociologjik mbi identitetin dhe ngre disa shqetësime të mprehta. Zonja Mustafaj e përmbledh këtë dokumentar si një ndjesi borxhi për vendlindjen e saj. Ky dokumentar u mirëprit nga të pranishmit në premierën e shfaqes së tij. Zonja Mustafaj, nëpërmjet këtij dekomentari, apelon që të ruhen vlerat e trashëgimisë kulturore që lanë pas të parët tanë.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›