Shfaqja Konkursi cel sezonin artistik ne Metropol

Tragjikomedia “ Konkursi” do te cele sezonin artistik te vjeshtes ne teatrin e Metropolit. Regjisori kosovar Kushtim Bekteshi ka nisur provat intensive me aktoret. Pjesa trajton tranzicionin shoqeror dhe pasojat e tij. Bekteshi per realizimin e kesaj shfaqje ka besuar te artistet e rinj.
Intensivisht ka nisur provat për shfaqjen “Konkursi” që është premiera e parë teatrore që do të vijë për publikun kryeqytetas . Vepren e autorit rus Alexander Galin e ka shëndërruar në zhanrin e jetës në tragjikomedi.
Regjisori Kushtrim Bekteshi është i njohur dhe për premierën “Kush ka frikë nga Virginia Ëolf”, që solli tre vite më parë në skenën e Teatrit Kombëtar, por këtë herë ai vjen me një komedi që ka njohur sukses në disa skena të botës.