E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europes Atletiko e Madridit pergatitet per finalen e 9 majit

Atletiko e Madridit po përgatitet për finalen e 9 majit në Bukuresht kundër Atletik Bilbaos. Kjo është finalja e dytë në tre vjet e këtij aktiviteti që skuadra madrilène do të luajë, ndërsa golashënuesi më i mirë i skuadrës, kolumbiani Radamel Falkao, pritet të jetë një prej lojtarëve kryesorë në ambicien për të fituar trofeun.

“Do të jetë shumë e rëndësishme të qëndrojë të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Duhet të ushtrojmë presing në të gjithë fushën, të luajmë mirë dhe të jemi të kujdsshëm për të gjitha detajet. Jemi shumë të motivuar dhe duhet të kontrollojmë emocionet, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë”.

Ndërkohë, trajneri Diego Simeone u shpreh i kënaqur me impenjimin e lojtarëve, ndërsa vlerësoi edhe kundërshtarët e drejtuar nga argjentinasi tjetër, Marselo Bielsa.

“Finalja është një kapitull shumë i rëndësishëm në karrierën e çdo lojtari. Jemi shumë krenarë që do të luajmë në Bukuresht dhe po punojmë shumë për të qenë fitues. Si ne ashtu edhe Atletik Bilbao kemi shanse të njëjta për ta fituar Europa League. Nuk ka folur me Bielsan, por mund të them vetëm se e admiroj shumë dhe mendoj se kjo përballje trajnerësh argjentinase në një finale europiane është shumë emocionuese”.

Atletiko e Madridit e ka fituar trofeun e Europa League në finalen e dy vjetëve më parë kundër anglezëve të Fulhamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›