E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqja "Rituali i jetës" do rrugëtojë drejt Ulqinit

"Rituali i jetës" këtë fundjavë do rrugëtojë drejt Ulqinit. Shfaqja me përkujdesjen muzikore të Klodian Qafokut, koreografi dhe regji të Arian Sukniqit dhe pjesëmarrjen e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Blerinëve të Teatrit të Operas dhe Baletit do të performojë në një nga destinacionet më atraktive të Malit të zi në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe sezonit turistik
 

Vepra "Rituali jetës" e cila është një inspirim i lëndës muzikore që vjen nga burimi këtë herë thotë Sukniqi, ka pësuar disa ndryshime të vogla. Me një rend të përmbysur shfaqja është e konceptuar në triptikun vdekje - dasma - lindje, këto tre rite shqiptare vijnë në mënyrë mjaft origjinale. E njëjta shfaqje më pas do të performojë edhe në disa qytete evropiane.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›