elet ne muzeun Kombetar ekspozita came
Në Muzeun Historik Kombëtar është çelur një ekspozite fotografike e kulturës dhe tradites çame me pamje historike dhe aktuale të kësaj treve në kujtim të genocidit çam. Gjithashtu u promovua edhe monografia e studiuesit Selman Sheme, monumentet natyrore dhe kultura e çamërisë. Kryetari i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi tha se Çamëria është pjesë vitale e Shqipërisë dhe sot është dita e kujtesës.
Autori i monografisë Selman Sheme bëri me dije se kjo monografi është fryt i një pune 10 vjeçare.
Kryetar i shoqatës Çamëria Ardian Tane theksoi faktin se nisja e varrezës monumentale të shqiptarëve të Çamërisë është një përkujtim në nderim të 3 mijë bashkëkombësve që humbën jetën nga genocidi grek.
I pranishëm në aktivitetin në kuadër të javës çame ishtë edhe ish komandanti i UCK-së Fatmir Limaj, i cili vlerësoi këtë aktivitet.
Në prezantimin e monografisë dhe çeljes së ekspozitës fotografike ishin të pranishëm personalitete të shumta në vend, politikan , historian dhe artdashës. Në Tiranë në kuadër të javës çame janë zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore.