E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për çimenton, arrestohet kërcënuesi i aksionerëve

Arrestohet në afërsi të Krujës Fredjan Zalla i dyshuar për kërcënim përmes sms të dy shtetasve të huaj. Në lidhje me kërcënimin përmes sms telefonike, të shtetasit Ch.Bouri e ndodhur më datë 24.06.2012, pas kallzimit të depozituar nga ky i fundit në sajë të një pune hetimore brenda 48 orëve të strukturave të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Policinë e kryeqytetit, u arrit zbulimi i autorit të kësaj vepre penale. Kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Fredjan Zalla, u realizua në afërsi të Urës së Gjolës, në Fushë-Krujë.

Charles Bouri është kryeaksioneri londinez i fabrikës së çimendos ne Fushe- Kruje, i cili pak kohë më parë ka akuzuar anëtarët e fisit Zalla, të cilët sipas tij i kanë kërcënuar pronarët e fabrikës së çimentos herë pas herë me jetë.

Shtetasi Fredjan Zalla, 27 vjec, lindur në Zalle-Kruje e banues në fshatin Zalle-Kruje, ka qënë i dënuar më parë disa herë për veprat penale të: "Kanosjes" "Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike", "Kundërshtimit të punonjësit te rendit publik" dhe "Prishjes se qetësisë publike".

Arrestimi i tij, u bë për arsye sepse me date 24.06.2012, dyshohet sa ka dërguar sms telefonike me permbajtje kërcenuese dy shtetasve Ch.B dhe J.J.

Materialet proçeduriale do t`i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ne ngarkim te shtetasit Fredjan Zalla, per veprat penale te "Kanosjes" dhe "Perdorimit me keqdashje te thirrjeve telefonike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›