E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqja Thesari ngre siparin e aktiviteteve per femije

“Thesari” është premiera e re për fëmijë, që ngjitet në skenën e Qendrës Kulturore “Tirana” “Thesari”, një shfaqje sa edukative aq edhe argëtuese për grupmoshën mbi tre vjeç.

Premiera e re, sjell një stil ndryshe nga të tjerat, me muzikë live, me këngë, lojëra argetuese, me personazhe reale, është e e përqëndruar te ambjentalizmi dhe perspektiva. Ngjarjet e veprës zhvillohen në një pyll, në pranverë. Sikurse çdo bimë nis të çel, edhe Aldena, kjo vajzë e vogël 12 vjeçare, niset për në pyll, në kërkim të trashëgimisë që i kish lënë gjyshi, një thesari. Rrugës takohet me shumë kafshë, Këtu ndodhin shumë situate komike dhe argëtuese, që ju bën të ditur në fund të gjithë personazheve të veprës se “Pylli është thesari i jetës”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›