Nora flet për familjen

Nora Istrefi ka ditur gjithmonë të tërheqë publikun me perfomancat dhe klipet e saj. Me zërin karakteristik, format e lakuara trupore dhe paraqitjen skenike, është kthyer në një nga këngëtaret më të kërkuara.
Në një intervistë për Tv Klan, këngëtarja nga Prishtina, rrëfen marrëdhëniet ne familjen e saj.
Nora ka dy motra, Nita dhe Era, dhe një vëlla të vogël, që quhet Bledi. Jeton me nënën, motrat dhe vëllanë, pas aksidentit të babait të saj para 6 vitesh.
"Jam shumë e lidhur me familjen! Në fillim kam qenë shumë e lidhur me mamin, pasi nuk kam pas motër më të madhe, pastaj me babin edhe pse nuk jeton më prej 6 vitesh. Babi, ka qenë ai që më ka përkrah shumë në fillimet e karrierës sime muzikore dhe nuk ka qenë i rreptë, pasi kemi qenë më shumë si shokë se sa si prind. Më pas vijnë dy motrat Anita dhe Era dhe vëllai", ka treguar këngëtarja.
Ajo ka shtuar se këto vite kanë qenë shumë të vështira për nënën e saj, pasi ka pasur mbi shpatulla vendimet e familjes:
"Mami më ka lindur në një moshë shumë të re, kur ka qenë vetëm 18 vjeçe. E kam pasur më tepër si shoqe se sa si nënë, sidomos pas humbjes së babait. Tani që jemi të rritura, definitivisht është shumë mirë pasi për çdo problem dhe vendim, diskutojmë të gjithë bashkë." /Indeksonline/