Shfaqja XXL TV cel sezonin artistik ne Tetarin Kombetar te Komedise

Teatri Kombëtar i Komedisë do të nisë këtë fundjavë sezonin e ri artistik për vitin 2012 me shfaqjen “XXL TV” të dramaturgut, Stefan Çapaliku. Kjo komedi ngriti edhe siparin e këtij institucioni. Drejtori i ketij institucioni, Kristaq Cipi na bën me dije se edhe premiera e parë për këtë sezon artistik do të jetë përsëri dramë shqipe, pasi sipas, Cipit kjo thithet më lehtë nga publiku dhe është e rëndësishme të ballafaqohet në skenë.
Ambiciet e këtij teatri të ri janë të mëdha pasi premtohen që të vendosen mbi 150 shfaqje brenda një viti, gjithashtu do t’i jepet mundësi edhe sinopseve të thjeshta të shndërrohen në shfaqje.
Ambiciet e këtij teatri të ri janë të mëdha pasi premtohen që të vendosen mbi 150 shfaqje brenda një viti, gjithashtu do t’i jepet mundësi edhe sinopseve të thjeshta të shndërrohen në shfaqje.