E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i OSBE-se Eugen Wolfarth apel politikes

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth u bëri thirje palëve politike që kreu i ri i shtetit të zgjidhet me konsensus. Këtë deklaratë, Wolfarth e bëri pas takimit që pati sot me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ku theksoi se konsensusi politik është një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit në BE.
“Është e rëndësishme të shtrohet rruga për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe vizita që pata sot me Avokatin e Popullit tregon se ajo që nevojitet për të shfrytëzuar këtë rrugë mbetet konsensusi dhe dialogu që sot janë mundshme për tu realizuar. 127 votat që Totozani mori janë një fakt inkurajues dhe i rëndësishëm, pasi tregon vendosjen e besimit për një kauzë të rëndësishme, siç është e drejta e njeriut dhe shtetit ligjor, dhe shpresoj të kemi një konsensus për presidentin sapo të kemi kandidatët e parë”, deklaroi Wollfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›