E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt zemerohet Vellazeria Myslimane

Vëllazëria myslimane ka paralajmëruar se fitimet e brishta te Egjiptit janë nën kërcënim, pasi një gjykatë rrezoi zgjedhjet parlamentare . Ende pa nisur punën mirë, parlamenti i dalë nga zgjedhjet e para demokratike në vend shpërndahet. Kandidati Muhamed Mursi, përballet me ish-Kryeministrin Ahmed Shafiq në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale këtë fundjavë.Vendimi i Gjykatës Supreme te enjten ka sjelle nej sere trazirash ne egjipt . Vendimi vë në mënyrë efektive pushtetin legjislativ në duart e Këshillit supreme te forcave te armatosura të cilët mbikqyren e tranzicionit e Egjiptit pas përmbysjen e presidentit Hosni Mubarak në shkurt të vitit 2011. “Ne nuk e duam këtë pushtet, por gjykata vendosi kështu”, thuhet në deklaratën e Këshillit të ushtarakëve i cili rimerr në dorë pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv me zotimin se do të përshtasë ligjin zgjedhor sipas vendimit të gjykatës e do të organizojë zgjedhjet e reja sa më parë që të jetë e mundur. Gjykata gjithashtu mbështeti të drejtën e z Shafiq për të kandiduar për president. Kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kajro, Faruk Sultan deklaroi zyrtarisht se ligji elektoral, interpretuar nga kjo gjykatë, bie ndesh me Kushtetutën, ndaj "sugjeron shpërndarjen e dy dhomave të parlamentit".

Në një vendim të mëparshëm, Gjykata Kushtetuese egjiptiane kishte cilësuar si anti-kushtetuese zgjedhjen e 1/3-ës të anëtarëve të parlamentit egjiptian. Por në një interpretim të mëvonshëm, zv/presidenti i Gjykatës tha se vendimi për pavlefshmërinë e 1/3-ës së mandateve në parlament, çon në pavlefshmëri të të gjitha mandateve.

Vendimi rrezikon seriozisht edhe mbajtjen e raundit të balotazhit për zgjedhjet presidenciale. Në garën për president janë dy kandidatë, Mohamed Morsi nga Partia Liri dhe Drejtësi dhe Ahmed Shafiq, ish-kryeministër gjatë regjimit të presidentit Hosni Mubarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›