E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit plagosin shefin e policisë së Fushë-Krujës

06/06/2009  Kundër ngritjes së fabrikës së çimentos. Prangosen 2 shtetas

Agron Brahaj me shembje në trup dhe shenja dhune në fytyrë

Protesta e një grupi qytetarësh, të cilët janë kundër fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë janë përleshur me efektivat e rendit duke lënë të plagosur komisarin e policisë së Fushë-Krujës Agron Brahaj. Një ngjarje e tillë ka vënë në veprim forca speciale nga Durrësit, të cilët jo vetëm kanë liruar rrugën por edhe kanë arrestuar dy shtetas nën akuzën e organizimit të manifestimeve të paligjshme, kundërshtim i punonjësve të policisë dhe bllokim të rrugëve nacionale. Merit e Pëllumb Loci janë dy shtetasit e vetëm nga moria e protestuesve në këtë manifestim që janë përballë me ftohtësisë e hekurave në duar. Kjo është protesta e radhës që kanë nisur të bëjnë një grup personash, të cilët janë ndeshur me reagimin e forcave të policisë. Protestuesit kanë zënë rrugën kombëtare duke vendosur në të sende hekuri, automjete, traktorë me goma, plugje, drurë, shkurre dhe shumë sende të tjera. Banorët e lagjes manifestuese kanë theksuar se fabrika e çimentos ka ndotur mjedisin ku ata jetojnë duke kërkuar marrjen e masave. Gjatë përleshjes me uniformat blu të shtetit banorët kanë plagosur rëndë shefin e rendit të sigurisë publike në Fushë-Krujë, komisar Agron Brahaj. Mbërritja e efektivave speciale ka normalizuar në pak minuta gjendjen, kurse komisar Brahaj është dërguar në spital për trajtim të kualifikuar. Shefi i policisë ka marrë fraktura të forta në kraharor, por edhe në pjesën e shpatullave e të gjymtyrëve, ndërsa ka pasur shenja dhune të dukshme edhe në gjunjë e në fytyrë. Xh. Gradica

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›