Shfaqja greke Dybuk per publikun kryeqytetas

Teatri i Greqisë këtë fundjavë do të sjellë për publikun kryeqytetas shfaqjen “Dybuk” të shkrimtarit Brus Majers me regji të Sotiris Haxakis dhe ku do të interpretojnë Dhimitris Papanikolau në rolin e (Burrit) dhe Dhespina Kurti (Gruaja). Drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami dhe regjisori grek premtuan në konferencën për shtyp se do të kenë një bashkëpunim më të gjerë mes Teatrit Kombëtar të Greqisë së Veriut dhe Teatrit kombëtar shqiptar.
Regjisori grek premtoi se së shpejti do të bashkëpunojë me Teatrin Kombëtar dhe veçanërisht me aktoren Margarita Xhepa, për të cilën shprehu vlerësime.
Shfaqja ka në qendër një burrë dhe një grua të cilët tronditen nga goditjet e fuqishme të dashurisë. Kjo pjesë, e cila është pritur me suksese në disa vende ballkanike është krahasuaar me Romeon dhe Zhuljetën.
Të dy kërkojnë bashkimin sipas betimit të vjetër të prindërve të tyre. Por ky betim prishet. Burri vdes nga trishtimi, por shpirti i tij që nuk gjen drejtësi hyn në trupin e së dashurës së tij dhe nuk denjon të dalë prej andej, duke sfiduar kështu ligjet që ndajnë të vdekurit nga të gjallët.