E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rindizen protestat ne SHBA

Janë rindezur protestat në Shtetet e Bashkuara. Protestuesit me sloganin "Të pushtojmë Wall Street" zhvilluan një demonstratë kundër lakmisë së koorporatave, këtë herë përpara Fizer dhe Bankës së Amerikës. Protestuesit pretendojnë se Këshilli Amerikan i Shkëmbimeve Legjislative jep gjykime në favor të koorporatave sesa të konsumatorëve. Perleshje mes forcave policore dhe protestuesve janë regjistruar ne NJu Jork,  ndërsa një protestues është arrestuar.
"Unë nuk jam kundër korporatave, jam kundër pushtetit të tyre dhe ndikimit në Uashington dhe në këtë anë të bilancit të tepruar të pushtetit. Unë mendoj se me rregullin e duhur dhe strukturat e duhura koorporatat  janë një gjë e vlefshme”, - tha Jake Degroog një protestues 26 vjeçar.
Gjatë muajve të dimrit, Lëvizja nuk u organizua shumë, por protestuesit thonë se ata kanë qenë mjaft aktivë. Që kur u zhvendosën nga Zukotti Park, protestuesit kanë menduar forma të tjera për të shprehur pikëmpamjet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›