Fyle Hapat e fundit ne Shqiperi pozitive Dol Shqiperia te permbushe reformat

Komisioneri për zgjerimin Stefan Fule i ka komentuar si pozitive hapat ndërmarrë së fundmi në Shqipëri për forcimin dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitë në kontekstin e reformave institucionale. Ky qëndrim iu bë i ditur ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë takimit që ai zhvilloi me komisionerin në Bruksel.
“Një dialog konstruktiv politik do të sigurojë që Shqipëria të japë rezultate konkrete për zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, sidomos në reformën zgjedhore dhe reformën e rregullave të procedurës parlamentare. Shqipëria duhet të vazhdojë progresin në përmbushjen e 12 prioritete të Opinionit të Komisionit, me theks të veçantë në krijimin e një produkti të besueshëm në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit"-tha Fyle
Sa i përket angazhimit të komisionit për mbështetjen e kësaj përpjekje të politikës shqiptare, komisioneri Fyle, ftoi shqiptarët që fokusohen në reformat që kërkohen për arritjen e objektivit kombëtar që është integrimi i vendit në BE
“Unë do të doja të theksoj edhe një herë se për një vend të ketë sukses në axhendën e tij është e rëndësishme që kjo të bëhet agjenda e tij kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe për shoqërinë civile. Një proces i vërtetë përfshirës është kyç për suksesin e Shqipërisë në përpjekjet e saj për reforma"-theksoi komisioneri për zgjerimin.
Ndërsa Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në Bruksel pas takimeve me Fylen, Saninon, Svobodën dhe Kukan ka deklaruar se KE-ja dhe PE-ja vlerësojnë progresin me reformat e arritura në Shqipëri, gjë që tregon se mundësitë për marrjen e statusit janë reale.
Dol inkurajon Shqipërinë në përmbushjen e reformave
Kryetari i Grupit të Partisë Popullore Europiane Jozef Dol inkurajoi Shqipërinë që të përmbushë reformat për të përfituar statusin e vendit kandidat. Në një prononcim për median ndërsa pritej të niste takimi i Partisë Popullore Europiane në Bruksel, Dol e vlerësoi të rëndësishme ndjekjen e shembullit të plotësimit të kushteve për lëvizjen e lirë në zonën Shengen
“Kur respektohen rregullat e përcaktuara ashtu siç u bë dhe për lëvizjen e lirë në zonën Shengen, unë mbështes plotësisht marrjen e statusit kandidat”-tha Dol
Partia Popullore u mblodh për të diskutuar mbi zhvillimin e një qasjeje të përbashkët të partisë mbi çështje europiane, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian. Në takim merr pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, krahas përfaqësuesev të lartë të vendeve anëtare, ndër të cilët presidenti i Francës Sarkozy, kancelarja gjermane Merkel, presidenti i këshillit europian Herman Van Rompuy, si dhe ai i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.