Ndryshimi i sistemit zgjedhor reagon ambasadori i OSBE-se Volfart
OSBE konsideron se çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor duhet të vijë vetëm përmes diskutimit dhe dakordësisë mes partive politike. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, gjatë një prononcimi për shtyp ka vlerësuar se e rëndësishme është që sistemi zgjedhor të jetë i qendrueshëm.
“Gjëja më e rëndësishme është të punohet mbi Kodin Zgjedhor. Diskutimi mbi sistemin zgjedhor hap një nivel tjetër. është shumë e rëndësishme të diskutohet mbi aspektët e Kodit Zgjedhor. Por kjo nuk do të thotë se duhet harruar sistemi zgjedhor. Sistemi u adaptua pas ndryshimit në vitin 2008. Është shumë e rëndësishme të mbahet një stabilitet e të mos kemi ndryshime të shpeshta. Por në të njëjtën kohë është legjitime të diskutohet dhe kur bëhet në Parlament në mënyrën e duhur, kjo mund të bëhet. Megjithatë i takon partive politike si ta diskutojnë, ku ta diskutojnë dhe në ç'mënyra ta diskutojnë. Përshtypja ime është se tendencat janë për të qendruar brenda një sistemi legjitim. Por, është përsëri legjitime që të diskutohet”, vlerësoi ambasadori i OSBE-së.
Reagimi i Ambasdorit Voflart vjen pasi partitë e vogla kanë kërkuar një korrektim kombëtar të sistemit aktual zgjedhor.